Superndeshja mes dy skuadra kryesuese Lindje-Perëndim përfundoi me fitoren e Philadelphias, teksa mposhti 131-123 ndaj Utah Jazz. Kryuesuesja e Lindjes u tregua më e fortë, sfidë ku u dallua Joel Embiid, autor i 40 pikëve e 19 rebound. Në kahun tjetër, një ndeshje të mirë bëri Mitchell me 33 pikë, por që mbetën për statistikë.
Fitore bindëse në transfertë e Brooklyn Nets 114-132 përballë Houston Rockets. U rikthye në shtëpi, por këtë radhë si kundërshtar, James Harden, autor i një “triple-double”: 29 pikë, 14 asiste dhe 10 “rebound”. Në fakt, Rockets luajtën një periodë të parë me nivel, por më pas gjithçka foli për Nets, që krijuan shumë shpejt një diferencë të parikuperueshme pikësh për vendasit, që pësuan humbjen e 13-të radhazi.
Zhgënjen sërish skuadra e Los Angeles Lakers, që u mund 123-120 nga Sacramento Kings. Mungesa e LeBron dhe Davis u ndje te kalifornianët, ndërsa për vendasit u dallua Hield me 29 pikë. Humbet edhe Golden State, që u mund 108-106 nga Portland Trail Blazerz. Curry realizoi 35 pikë, por nuk mjaftuan. Ndërsa Dallas Mavericks mposhti 87-78 Oklahoma City Thunder.
Sukses edhe për Detroit Pistons, që e patën të lehtë përballë Toronto Raptors, duke fituar me diferencë 129-105. Skuadra kanadeze, në fakt, ishte e detyruar ta luante këtë sfidë pa gjysmën e organikës. Shënuesi më i mirë i Pistons rezultoi Wayne Ellington me 25 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




