Një ndeshje e rrallë është luajtur në Los Anxheles. Pa Kauhi Leonard, Klipersat kanë gabuar gjithçka dhe Dallas Maveriks i kanë turpëruar, duke krijuar një distancë prej 50 pikësh që në pushimin e ndeshjes, një rekord ky në historinë e basketbollit amerikan.
Kanë fituar me lehtësi Lejkërsat kundër Minesotës. Humbja e parë për Nets kundër Çarlot, kanë humbur gjithashtu në Konferencën e Perëndimit Baksat dhe Selltiks. Gjuajtja për 3 pikë në momentin e fundit nga Damion Li u ka dhuruar suksesin e parë Uarriors kundër Çikago Bulls.

Klipersat janë mundur 73-124 nga Maveriks, një ndeshje e çmendur. Diferenca prej 50 pikësh ndaj Pol Xhorzh me shokë është më e madhja e regjistruar në historinë e NBA-së për një pjesë loje. Klipersat ishin më të gjallë në pjesën e dytë, por e kishin të pamundur të rikuperonin. Luka Donçiç realizoi 24 pikë në këtë ndeshje, 9 ribaunde dhe 8 asiste. Humbja e thellë ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale. Pol Xhorxh ka marrë përsipër përgjegjësitë për disfatën.
Rezultatet e tjera
Lejkërs-Minesota 127-91
Çarlot-Nets 106-104
Nju Jork Niks-Milluoki Baks 130-110
Çikago Bulls-Uarriors 128-129
Kavaliers-Filadelfia 118-94
Indiana Pisërs-Boston Selltiks 108-107
Pelikans-San Antonio Spërs 98-95
Sakramento-Feniks 100-116
Uashington Uizards-Orlando 113-120
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje