Nga Gazeta Si – OG Anunoby shënoi 28 pikë ndërsa New York Knicks i dhanë fund thatësirës 52-vjeçare pa trofe duke mposhtur San Antonio Spurs në Finalen e “NBA Cup 2025”.
Sulmuesi i lindur në Londër realizoi 5 gjuajtje për 3 pikë dhe Knicks përmbysën një disavantazh prej 11 pikësh në periodën e 3-të për të fituar 124-113 në “T-Mobile Arena” në Las Vegas.
Organizatori Jalen Brunson, i cili u shpall Lojtari më i Vlefshëm (MVP) i “NBA Cup 2025”, shënoi 25 pikë, ndërsa Knicks fituan edicionin e 3-të të turneut të messezonit dhe trofeun e parë që nga triumfi në Finalet e NBA në vitin 1973.
San Antonio kishte befasuar duke eliminuar favoritët dhe kampionët aktualë të NBA, Oklahoma City Thunder, në ½ finalet e së shtunës, falë një paraqitjeje të shkëlqyer nga Victor Wembanyama.
Në ndeshjen e tij të dytë pas mungesës në 12 takime rradhazi për shkak të një dëmtimi në pulpë, ai u izolua në 18 pikë dhe 25 minuta lojë duke u nisur nga stoli.
Shtatë lojtarë të New York Knicks arritën shifra dyshifrore në pikë. Karl-Anthony Towns kontribuoi me 16 pikë dhe 11 ribaund, ndërsa Mitchell Robinson rregjistroi 15 ribaund dhe dy bllokime (nisur nga stoli).
Dylan Harper ishte shënuesi më i mirë për Spurs me 21 pikë.
Pavarësisht se Finalja nuk llogaritet në renditjen e sezonit të rregullt, kjo ishte fitorja ishte e 6-të rradhazi për Knicks – dhe e 10-ta në 11 ndeshje
Knicks renditen të dytët në Konferencën e Lindjes, ndërsa Spurs janë të 4-it në Konferencën e Perëndimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




