Ne rrjet

‘NATO, më e fortë se kurrë’, Biden mban fjalimin para Aleancës: Ndihma të tjera për Ukrainën

Nga Gazeta 'Si'-Presidenti i SHBA Joe Biden mirëpriti liderët e NATO-s në Uashington me një fjalim të fuqishëm që dukej se synonte të siguronte aleatët se ai mund të përballojë një sfidë zgjedhore me Donald Trump.

Në komente të shkurtra, por të shprehura me forcë në hapjen e samitit, presidenti e shpalli aleancën ushtarake "më të fuqishme se kurrë" pasi u përball me një "moment kyç" me luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Sot, NATO-ja është më e fuqishme se kurrë, me 32 shtete të forta. Është gjë e mirë që jemi më të fortë se kurrë, sepse ky moment historik ka nevojë për fuqinë tonë të përbashkët”, tha ai.

Duke paralajmëruar se "autokratët" kishin përmbysur rendin global", Biden njoftoi më shumë ndihmë ushtarake për Kievin.

Në takimin e NATO-s në Uashington marrin pjesë udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të aleancës dhe partnere të Paqësorit, Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut, si dhe Ukraina.

Jo shumë larg pasi nisi fjalën e tij, Biden përmendi ndërhyrjen në Ballkan për ta ndalur spastrimin etnik.

“Kur shpërtheu lufta në Ballkan, ne ndërhymë për ta rivendosur paqen dhe për ta ndalur spastrimin etnik”, tha Biden para Sekretarit të Përgjithshëm, liderëve të vendeve të NATO-s, ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes, përfaqësuesve nga vendet partnere e të Bashkimit Evropian dhe anëtarëve të Kongresit në Samitin e NATO-s.

Biden tha se NATO evoluoi strategjitë për t’u përballur me kërcënime e duke e rritur efektivitetin.

“Sot, NATO është më e fuqishme se kurrë: 32 kombe të forta. Për vite, Finlanda dhe Suedia ishin ndër partnerët tanë më të ngushtë. Tani ata kanë zgjedhur të anëtarësohen zyrtarisht në NATO”, tha ndër tjerash presidenti amerikani.

Ai theksoi se “karakteri i NATO-s është thelbësisht demokratik, gjithmonë ka qenë dhe duhet të vazhdojë të jetë gjithmonë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë