Bota

NATO është gati për të negociuar me Rusinë

Aleatët e NATO-s janë të vendosur për negociata me Rusinë, ndonëse Moska është vështirë të pranojë kërkesat nga aleanca e udhëhequr nga SHBA-ja, nën presionin e konfliktit me Ukrainën.

Zyrtarë të sigurisë në Perëndim, nuk duan të përballen me një refuzim nga Kremlini dhe kërkojë të qetësojnë situatën e të tërheqin trupat ruse në kufi të Kievit.

Moska preku vijat e kuqe javën e shkuar, kur i dërgoi disa kërkesa NATO-s për të mos pranuar Ukrainën e të “merrte leje” prej saj për ndërhyrje në zonat rreth Rusisë.

Kërkesat, janë refuzuar privatisht nga të gjithë zyrtarët pasi ato cënojnë të drejtën e zgjedhjes së një shteti për mënyrën se si do të mbrohet.

Por ata pranojnë se, t’i mbyllësh derën Moskës, mund të përkeqësojë situatën. Ata mendojnë se këto propozime, në fakt japin mundësi për dialog.

“Ne duhet ta zgjidhim këtë problem në nivel diplomatik”,-tha Christine Lambrecht, ministrja e re e Mbrojtjes në Gjermani. “Ne do t’i diskutojmë propozimet e Rusisë, por Rusia nuk mund të vendosë pozicionin e NATO-s apo vendeve në të. Kjo duhet të bëhet e qartë.”

Këshilli i vendimeve në NATO, shprehu gatishmërinë për një dialog me Rusinë, në reciprocitet.

Të bindë Rusinë për të të tërhequr forcat ushtarake nga kufiri me Ukrainën, është qëllimi kryesor i NATO-s. “Problemi është se nëse i thua “jo” Moskës, nuk ke më hapësirë për bisedim”,-tha një diplomat i NATO-s.

Sipas informacioneve joformale, nuk ka ende asnjë mënyrë të vendosur se si do të bëhen negociatat.

Burimi:Financial Times/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë