Futboll

Nations League – Luzitanët kërkojnë bis, panzer-at, suksesin e parë!

Gjermania dhe Portugalia do të takohen sot në Mynih në ½ finale e parë të “UEFA Nations League” që është edhe takimi i parë mes tyre në këtë kompeticion. Organizatorët luajnë për të parën herë në ½ finale ndërsa Portugalia kërkon titullin e dytë pas atij në edicionin inagurues në sezonin 2018/19. Vendasit që drejtohen nga Julian Nagelsmann u kualifikuan pas rezultatit të përgjithshëm 5-4 ndaj Italisë në ¼ finale. Pas fitores 2-1 në Milano, një barazim dramatik 3-3 në Dortmund me golat e Joshua Kimmich, Jamal Musiala-s dhe Tim Kleindienst kualifikuan “Die Mannschaft” në dëm të “Azzurri”.

“Munich Football Arena”

Portugalia përmbysi humbjen 1-0 në ¼ finale e parë në Kopenhagen për ta mbyllur 5-2 në kohën shtesë në Lisbonë. Një kthim dramatic ku zëvendësuesi Francisco Trincão barazoi në 86’ duke e çuar sfidën në kohën shtesë. Për të fundit herë Gjermania dhe Portugalia u ndeshën në “UEFA EURO 2020” ku Gjermania triumfoi 4-2 në grup në “Munich Football Arena”, aty ku do të luhet edhe sot.

Gjermania: Ter Stegen; Kimmich, Tah, Koch, Raum; Goretzka, Gross; Adeyemi, Wirtz, Sané; Füllkrug
Mungojnë: Amiri, Bisseck, Havertz, Henrichs, Kleindienst, Musiala, Rüdiger, Schlotterbeck, Stiller

Portugalia: Diogo Costa; Dalot, Rúben Dias, Gonçalo Inácio, Nuno Mendes; Vitinha, Bruno Fernandes, João Neves; Bernardo Silva, Ronaldo, Rafael Leão
Mungon: João Cancelo

Nagelsmann dhe Kimmich

Julian Nagelsmann (Trainer i Gjermanisë): “Objektivi ynë është fitojnë “Nations League”. Duam një performancë bindëse, rezultatin dhe titullin që është shumë i rëndësishëm për ne. Spanja ka treguar se sa i rëndësishëm është ky turne kur e fitoi përpara “EURO 2024”. Kur shoh lojtarët ndjej motivim dhe karikim. Mezi pres të shoh atmosferën në stadium.”

Roberto Martínez (Trainer i Portugalisë): “Në futbollin ndërkombëtar nuk ka shumë mundësi për të fituar trofe. Ajo çka vlen është prania jonë këtu. Skuadra ka treguar vazhdimësi në më shumë se dy vite e gjysëm dhe të ndeshesh me Gjermaninë dhe më pas ndoshta me një nga Spanja apo Franca, janë sfida perfektë për tu përgatitur për Kupën e Botës.”

Forma e skuadrave
Gjermania: BFBFFF
Portugalia: FHBFBF


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë