Motosport

Nascar 2025 – Pas Atlanta-s, Bell rrëmben edhe Teksas-in

Pas  fitores në “Atlanta Motor Speedway” në 3 Shkurt, Christopher Bell kishte shfaqur ambicjet për triumf në “Circuit of The Americas” që ka një gjatësi prej 2.4 miljesh dhe përmban 17 kthesa. I sigurtë në pozicionin e tij pas parakalimit ndaj Kyle Busch, ju desh të duelonte me fituesin e një viti më parë, William Byron në 5 xhirot e fundit në COTA. Bell fitoi dy gara njëra pas tjetrës për të parën herë në karrierën e tij në “NASCAR Cup Series”, të dielën në “EchoPark Automotive Grand Prix”. Ai pati një diferencë të ngushtë me rivalin Byron  prej 0.433 sekondash. Bell festoi në këtë mënyrë fitoren e parë në rrugët e Texas dhe të 11 në karrierë. I nisur nga pole position, Tyler Reddick u rendit në vendin e katërt i ndjekur nga Chase Elliott që kreu një rekuperim të jashtëzakonshëm pas incidentit në kthesën e parë të xhiros së parë.

10 vendet e para në “COTA – Circuit of the Americas”

Kyle Busch mori kryesimin në xhiron e 83 por Bell shfrytëzoi avantazhin e gomave dhe makinës që e ndihmuan të parakalonte në kthesën 20 të xhiros së 90. Në kthesën e parë të xhiros 91, Byron u ngjit në vendin e dytë dhe Reddick nuk vonoi të merrte të 3. Elliott i rezistoi kontaktit me Ross Chastain dhe Chevrolet për të marrë pikë të rëndësishme në vendin e 4 përpara Kyle Busch në të 5. Shane van Gisbergen, Chris Buescher, Noah Gragson, Alex Bowman dhe Todd Gilliland kompletuan 10 vendet e para. Ndërsa debutimi i talentit 18 vjeçar Connor Zilisch u mbyll më shpejt seç duhej pas përplasjes me shokun e skuadrës “Trackhouse Racing”, Daniel Suárez në xhiron e 50. Gara e rradhës është “Shriners Children’s 500” që do të zhvillohet të dielën e ardhshme në “Phoenix Raceway”.

Fitorja e dytë rradhazi këtë sezon për Christopher Bell

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë