Kyle Larson dominoi për dy ditë rradhazi në “Bristol Motor Speedway” dhe triumfin ja dedikon Jon Edwards që u nda nga jeta pak orë përpara garës së rradhës në NASCAR. Larson triumfoi në “Food City 500 NASCAR Cup Series” pas kryesimit në 411 nga 500 xhirot e dy garave. Ky ishte suksesi i dytë sezonal për Larson, i 31 në karrierë që erdhi një ditë pasi piloti i “Hendrick Motorsports Chevrolet” fitoi “NASCAR Xfinity Series” në “Thunder Valley”.

Mgjs pati dy incidente të lehta në kulmin e kthesave 1 dhe 2 në 5 xhirot e fundit, Larson e mbylli garën 2.250” përpara rivalit të “Joe Gibbs Racing” Denny Hamlin që ishte shumë pranë fitores së 3 rradhazi. Ty Gibbs (shok skuadre me Hamlin) mbërriti 6.679” më vendin e 3 të një gare pa problem në 235 xhirot e fundit. Hamlin dhe Larson kanë përfunduar në dy vendet e para në 7 raste dhe gara e të dielës ishte e para e fituar nga Larson.

Në ndryshim nga provat e të shtunës, pista prej betoni në Bristol nuk ishte një faktor shqetësues në garën e të dielës. Ryan Blaney kreu 175 xhiro me një set gomash përpara se të shkonte në box-e në xhiron e 440. Chase Briscoe u rendit në vendin e 4 përpara Blaney-t që kryesoi për 48 xhiro pas pit stop-it të Larson në xhiron e 390 dhe e mbylli garën në vendin e 5. Alex Bowman që u nis nga pole position kryesoi për 39 xhirot e para kur Larson doli për të parën herë në vendin e parë. Ai fitoi garën e parë ndaj Hamlin dhe të dytën ndaj Bowman për problemet e motorrit të këtij të fundit.

Triumfi në garën e dytë ishte e 66 në karrierën e Larson që arriti Martin Truex Jr që prej vitit 2017. William Byron u rendit në vendin e 6 pas nisjes nga pozicioni 26. Ross Chastain e ndoqi në të 7 duke lënë pas Christopher Bell dhe AJ Allmendinger, piloti i fundit që kryesoi të paktën një xhiro. Austin Dillon u rendit i 10 ndërsa ishte i pari i dubluar nga fituesi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.