Një ekzekutim perfekt në rifillimin e garës nga Denny Hamlin shoqëruar nga pit stop i shpejtë prej mekanikëve të “Joe Gibbs Racing” i dhanë avantazhin e nevojshëm veteranit për të rrëmbyer trofeun në “Goodyear 400” në “Darlington Raceway”. Hamlin mori kryesimin në fazën e fundit të garës dhe ja doli ta vendoste “No. 11 Joe Gibbs Racing Toyota” përpara dominuesit të garës deri në atë moment William Byron dhe “Hendrick Motorsports”. Diferenca mes tyre ishte vetëm 0.597. Kjo ishte fitorja e dytë rradhazi për Hamlin pas asaj në Martinsville, e para herë që ai bën diçka të tillë pas vitit 2012 kur fitonte në Bristol dhe Atlanta.

Rifillimi pas flamurit të gjelbër e ndihmoi Hamlin të fitonte garën e 56 në karrierë ndaj Byron që kryesoi për 243 nga 297 xhiro. Ai barazoi Rusty Wallace në vendin e 11 të të gjitha kohërave në NASCAR. Christopher Bell u rendit i 3 me “No. 20 Toyota JGR” pas një gare perfekte e startuar në vendin e 20. Reddick e mbylli në vendin e 4 me “23XI Racing Toyota” që ka si bashkëpronarë pikërisht Hamlin dhe Legjendën e NBA, Michael Jordan. Ryan Blaney në bordin e “Team Penske” plotësoi Top5 për të parën herë në pistën historike prej 1.366 miljesh.

Pas tij erdhën “FK Racing” dhe Chris Buescher të ndjekur nga “Trackhouse Racing” dhe Ross Chastain, “Hendrick dhe Chase Elliott, “JGR” dhe Ty Gibbs, “Richard Childress Racing’ dhe Kyle Busch. Vendi i dytë që arriti Byron e ndihmon atë të kryesojë në klasifikimin e përgjithshëm me 49 pikë më shumë se Hamlin dhe 52 ndaj Bell. Chase Elliott ndjek në vendin e 4 me 59 pikë. “NASCAR Cup Series” zhvendoset në “Bristol Motor Speedway” të dielën e ardhshme. Hamlin është fituesi në fuqi dhe do të provojë të bëhet piloti i dytë nga “JGR” që fiton 3 gara rradhazi pas Chris Bell.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.