Shkencë

NASA drejt zbulimit nëse në planetin Mars ka jetë

Agjencia amerikane e hapësirës ka konfirmuar se roboti i quajtur Perseverance ka marrë mostrën e parë të shkëmbinjve në Mars.
Shkencëtarët kanë thënë se ky është një moment historik. Copa e shkëmbit përfaqëson pjesën e parë të mbledhur në një planet tjetër që mund të jetë i destinuar të kthehet në Tokë. Roboti ka për detyrë të mbledhë më shumë se dy mostra të tilla gjatë vitit të ardhshëm. Roboti i NASA -s zbarkoi në planet gjatë muajit shkurt.

Çpimi i thellë rreth , 45 km i gjatë 20 gradë në veri të ekuatorit të planetit, duket është efikas për eksperimentet e shkencëtarëve. Ato mendojnë mund të mbajnë gjurmë të jetës së lashtë mikrobiale – duke supozuar se në Mars ka pasur jetë më parë. Roboti është i pajisur me një sistem caching që do të marrë një gurin e do ta vendosë në një tub titani. Sidoqoftë, para vulosjes së këtij cilindri, roboti do të shikojë përmbajtjen.
Kjo fazë e studimit ishte parashikuar për të përfunduar në fillim të gushtit por, gjatë një përpjekjeje për të marrë mostrat shkencëtarët e Perseverance kuptuan se mekanizmi e kishte kthyer shkëmbin në një pluhur. Roboti tani duhet të përpunojë plotësisht mostrën./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë