Ne rrjet

Narko-lotaria në Meksikë, ku fitohen vilat e El Chapos me tunele dhe xhakuzi

Një llotari me shtëpi dhe prona. Dhe biletat për t'i fituar ato në ofertë me një çmim relativisht të ulët, me rreth 10 euro.

Kjo është ideja e nisur nga autoritetet meksikane për të mbledhur para me asete të sekuestruara nga bosët e mëdhenj të drogës.

Në listën e 22 siteve, ka edhe një shtëpi modeste, por me vlerë të madhe simbolike: ajo nga e cila shpëtoi El Chapo Guzman në vitin 2014. Arratisje e pabesueshme, njëlloj si në filma. Sigurisht, përmes metodës së tij të preferuar, tunelit sekret.

Nata e arratisjes së madhe

Është nata e 16 shkurtit, falë një informacioni,  marinsat kapin një bashkëpunëtor të bosit, ai kishte dalë për të blerë ushqim për "el patron", gjithmonë i uritur për ushqim dhe shoqëri nga femrat. Banditi dorëzohet menjëherë dhe jep adresën e strehës, që gjendet në Libertad të Culiacan. Ushtria rrethon ndërtesën e vogël, duke goditur derën e hyrjes. Që nuk shembet menjëherë. Ajo është e modifikuar për të mbajtur sa më shumë që të jetë e mundur ose mjaftueshëm.

Në fakt, ushtarëve u duhen të paktën 10 minuta për ta rrëzuar, kohë e mjaftueshme për të lejuar që njeriu i kërkuar të shpëtonte. Dhomat janë bosh, udhëheqësi i Sinaloas ka kaluar nëpër një tunel të fshehur nga vaska në banjë.

Një mekanizëm lejoi që ajo të hapet, një sistem i zgjuar i miratuar nga bashkëpunëtorët e Joaquín Guzman, një specialist i arratisjeve.

Ata më vonë zbulojnë se vendet e tjera të fshehjes, janë pajisur gjithashtu me kalime nëntokësore të ndërtuara nga burra të besuar.

Pishinë dhe dhomë për festa

Tani, shtëpia është pjesë e nismës së studiuar nga qeveria. Nuk është pallati i një mbreti të trafikantëve, ka një çmim tregu prej mbi 120 mijë eurosh, por mund të ketë "sharmin e tij të zi". Dhe gjithsesi është një karrem i mirë për ata që duan të provojnë fatin e tyre.

Shumë më mbresëlënëse është vila e madhe e Amado Carrillos Fuentes, i njohur më mirë si “Zoti i qiellit”.

Një pseudonim i rëndësishëm për shkak të aftësive të tij si një sipërmarrës kriminal. Bosi i kartelit “Juarez”, ka krijuar një perandori dhe një sistem falë përdorimit masiv të aeroplanëve.

Avionë të ngarkuar me kokainë nga Amerika e Jugut, një rrjet i sofistikuar i kopjuar më pas nga shumë organizata. Sipas listës së çmimeve, vendbanimi në Tlalpan (zona e kryeqytetit), vlen 4 milionë dollarë: pishinë shtëpie, xhakuzi, sauna, dhomë festash.

Kutia në stadium

Sigurisht më e pazakontë është kutia në stadiumin Azteca në Meksiko Siti, edhe kjo në timonin e fatit. Mund të strehojë 20 persona, ka një kuzhinë dhe një banjë, plus parkim për katër makina.

Një mini-apartament, nga i cili mund të shijoni ndeshjet e futbollit. Gjetjet e autoriteteve tërheqin, zgjojnë kureshtje, por dhe disa polemika në lidhje me efektivitetin.

Por mbi të gjitha, ato nuk duhet të largojnë vëmendjen nga ajo që po ndodh në shumë pjesë të vendit, veçanërisht ato më afër kufirit me Shtetet e Bashkuara.

Në javët e fundit, pasuan përplasjet me trupa të gjymtuar të braktisura përgjatë rrugëve, një çift të rinjsh të vrarë dhe të lidhur në një kryq, një shfaqje e forcës nga grupe vrasësish në bordin e automjeteve të blinduara.

Episodet në rajonin e Zacatecas janë veçanërisht të egra, të dokumentuara nga imazhe të ashpra të përhapura në internet.

Vëzhguesit përpiqen të interpretojnë, krijojnë skenarë, por si zakonisht nuk ka kurrë një rrëfim të vetëm. Dhe mjegulla e luftës bëhet aleati më i mirë i qitësit.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë