Pas më shumë se një jave studimi dokumentesh, Gjykatësi Sportiv i Serie A Gerardo Mastrandrea ka vendosur të japë Napolit humbjen 3-0 në tavolinë për faktin që nuk u prezantua për ndeshjen kundër Juventus, në program 4 tetorin e kaluar, sepse u bllokua nga Asl Napoli 1(Inspektorati shëndetësor i Napolit) si pasojë e pozitivitetit të Elmas pas atij të sigurtë të Zielinskit. Skuadrës së De Laurentiis i është zbritur edhe një pikë në klasifikim.
Në një dokument 7 faqesh, Gjykatësi Sportiv ka ndërtuar gjithë çështjen që e ka bërë Napolin të mos niset për në Torino, pas ndalimit të përcaktuar nga ASL e si pasojë e pozitivitetit me Covid të Zielinski e Elmas. Doktor Mastrandrea, në veçanti, pretendon se nuk ka patur arsye “të forcës madhore” që sipas normave sportive (art. 55 Noif i FIGC) justifikojnë mungesën e prezantimit të një skuadre për zhvillimin e një ndeshje. Gjithnjë në komunikatë, lexohet se Gjykatësi Sportiv “është i përjashtuar nga çdo vlerësim mbi legjitimitetin e akteve e masave, në çdo formë adaptimi, nga Autoritetet sanitare shtetërore e territoriale, përfshirë Autoritetet rajonale, për të mbrojtur shëndetin e individit apo kolektivitetit”.
Napoli “ka hequr dorë” nga zhvillimi i ndeshjes në Torino me Juven që përpara se të mbërrinte sqarimi përfundimtar negativ i Asl Na2, e kishte vepruar për anulimin e fluturimit të charter për Torino që një natë më parë: kështu Gjykatësi Sportiv ka shpjeguar vendimin e tij për të mos konsideruar shkakun e “forcës madhore” në mungesën e prezantimit në Juventus Stadium e si pasojë humbjen në tavolinë për napolitanët e një pikë penalizim.
Napoli do të apelojë kundër vendimit të gjyqtarit sportiv për humbjen në tavolinë 3-0 kundër Juventusit. Sipas asaj që raporton Ansa, duke cituar një burim të kualifikuar nga klubi blu, Napoli do të apelojë në Gjykatën e Apelit Sportiv duke paraqitur të gjitha dokumentet që demonstrojnë vendimet e autoriteteve shëndetësore në bazë të infeksioneve Covid-19 dhe që e bëjnë të pamundur udhëtimin në Torino që Napoli kishte organizuar tashmë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




