Futboll

Napoli përballet me Arsenalin, Çelsi me fat në Europa League

Pas shortit për Ligën e Kampionëve, në Nion të Zvicrës është hedhur edhe shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Europës. Nga goglat e tërhequra, janë disa përballjet e forta, ku ekipi më me fat ishte Çelsi i Mauricio Sarrit.

Napoli do të luaj kundër londinezëve të Arsenalit. Fillimisht do i presë në shtëpi në “Sao Paolo” dhe më pas ndeshja e kthimit do të luhet në “Emirates Stadium”. Sfida pritet të jetë shumë e fortë, për vetë cilësitë e të dyja ekipeve, por edhe për mënyrën se si u kualifikuan deri në këtë fazë. Fituesi i këtij çifti do të ndeshet me ekipin fitues të çiftit, Vilareal – Valencia. Dy ekipet e vetme spanjolle në këtë fazë të Ligës së Europës do të vihen përballë njëra tjetrës, me ndeshjen e parë që luhet në “Mestaja” dhe më pas kthimi në “El Madrigal”.

Sakaq surpriza Enitraht Frankfurt në fazën çerekfinale do të ndeshet me një ekip ekspert të këtij kompeticioni, si Benfika. Sfida e parë do të luhet në Portugali dhe më pas kthimi në Gjermani. Portugezët duke pasur eksperiencën në krahun e tyre nisen favorit, por gjermanët me lojën e treguar ndaj Interit janë një rrezik për të gjitha ekipet deri në fund. Fituesi i kësaj përballje do të luaj me fituesen e çiftit mes Sllavjas së Pragës dhe Çelsit. Londinezët e Sarrit ishin ekipi me më fat në këtë short, duke “peshkuar” skuadrën në letër më të dobët. Në këtë fazë, Çesli u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 8-0, por në çerekfinale, parashikohet që të has pak më shumë vështirësi.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 prill dhe ato të kthimit më datë 18. Sakaq përballjet gjysmëfinale do të luhen në datat 2 dhe 9 maj, ndërsa finalja e madhe në Baku është planifikuar të luhet më datë 29 maj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë