Futboll

Napoli ‘ngrin’ Juventusin në shtesë dhe afrohet me titullin, Milani i falet Leaos

Gazeta Si – Napoli fiton 0-1 ndaj Juventusit në ndeshjen e javës së 31-të të Serisë A dhe shkon në +17 nga Lacio e vendit të dytë. Titulli kampion afrohet edhe më shumë për skuadrën e Spaletit.

Në ‘Stadium’ u luajt një ndeshje e ekuilibruar, ku miqtë ishin pak më mirë në kontrollin e topit. Juventusi shënoi një gol në pjesën e dytë me Di Marian, që u anulua nga VAR-i.

Ndeshja u vendos nga Raspadori në minutën e 3-të shtesë. Ai mposhti Sheznin me një të majtë fluturimthi pak pasi kishte hyrë në fushë. Për Juventusin, në vend të tretë pas rikthimit të 15 pikëve, është humbja e tretë radhazi në kampionat.

Leao feston nje nga golat ndaj Leçes. Gazeta Si, 23 prill 2023

Milani më parë mposhti Leçen 2-0, falë një dygolëshi të Rafael Leaos. Kuqezinjtë renditen në vend të 5-të pas kësaj jave, me pikë të barabarta me Romën e vendit të katërt, por skuadra e Mourinjos ka një ndeshje më pak. Gara për Championsin vazhdon të jetë mjaft e fortë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë