Futboll

Napoli-Juve, sfida brenda sfidës: Sarri rrezikon shumë, Gattuso dëshiron trofeun e parë

Kanë kaluar gati 5 muaj nga ai 26 janar, mbrëmja kur Juventus dilte nga San Paolo me kokë ulur pas humbjes së tretë sezonale. Një rikthim për tu harruar për Sarri, asnjëherë i dashur vërtetë nga tifozët bardhezinj pikërisht për të kaluarën dhe një raport ta pamohuar kurrë. Fjalët e afeksionit pas ndeshjes (“nëse duhet të humbas më mirë ta bëj këtu”) nuk bënë gjë tjetër veçse përkeqësuan marrëdhëniet. Në janar Sarri kryqëzohej për zgjedhjen e tredhëmbëshit të rëndë (Dybala-Higuain-Ronaldo) përveç mungesës së një loje të qartë, fluide  dhe të pranueshme.

Nga atëherë kanë ndodhur shumë gjëra, por dyshimet se cili është Juventusi i vërtetë mbeten. Mjafton të mendosh për ndeshjet e fundit të ekipit bardhezi para Covid (Lyon dhe Inter) për të vlerësuar paqëndrueshmërinë e një loje ende pak të qartë. Edhe në ndeshjen e rinisjes, atë kundër Milan, janë rikthyer problemet e vjetra ato të lidhura me vështirësitë për të gjetur golin në portën kundërshtare.

Napoli është ekipi më i keq për tu përballur kur kërkon “të bësh” lojën. Gattuso, gjithashtu e tregoi edhe kundër Inter në gjysmëfinale, i kërkon anësorëve të tij të ulen në linjën e mesfushës, duke krijuar një densitet që është i vështirë për tu kapërcyer në 40 metrat e fundi. Presingu i lartë është ulur në minimum, i besohet më shumë agresionit në gjysmëfushën e tij për të nisur përmbysjen, që janë vrastarë për kundërshtarët që nuk janë të kujdesshëm.

Sarri synon të përsërisë zgjedhjet e gjysmëfinales me një tredhëmbësh të lëvizshëm në të cilin Cristiano gjen veten duke luajtur në qendër përpara me Dybala e Douglas Costa për të kërkuar pozicionin më të përshtatshëm. Sarrit i intereson nisja dhe zhvillimi i lojës që gjen, ndonjëherë, limitin e një ‘’regjisori’’ si Pjanic. E sigurtë është se Sarri e Gattuso luajnë shumë edhe në nivel personal, në një finale të gjithën për ta shijuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë