Futboll

Napoli, Hysaj e Rrahmani shërohen nga koronavirusi

Klubi i Napolit konfirmoi se futbollistët shqiptarë Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani kanë rezultuar negativë me COVID-19 në testet e kryera ditën e enjte. 24 orë më herët dy lojtarët shqiptar rezultuan të prekur me COVID-19 edhe pse më parë ata e kishin kaluar infeksionin.

Hysaj dhe Rrahmani humbën ndeshjen e Europa League kundër Real Sociedad, ndërsa duket e vështirë që të luajnë titullarë në sfidën e kampionatit kundër Sampdorias, e programuar të zhvillohet këtë të diel.

Hysaj rezultoi pozitiv me koronavirus më 17 nëntor së bashku me mbrojtësin kosovar, Amir Rrahmani. Ata u infektuan gjatë kohës që u grumbulluan me kombëtaret respektive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë