Gazeta Si – Në mbyllje të vitit 2024, ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka renditur arritjet dhe bashkëpunimet mes dy vendeve.
Me anë të një videomesazhi, e ngarkuara me Punë në vendin tonë, Nancy Vanhorn, duke folur në gjuhën shqipe, thekson se “në Shqipëri, shumë punë janë duke u realizuar”.
Ajo shprehet krenare për atë se çfarë Shqipëria dhe SHBA-të kanë bërë për të forcuar demokracinë e vendit tonë, për të ndërtuar partneritet në fushën e mbrojtjes dhe për të rritur lidhjet e biznesit.
Ambasada kujton momentin kur në janar 2024, Shqipëria përjetoi një çast historik me ardhjen e helikopterëve të saj të parë “Black Hawk”, një arritje krenare e mundësuar me 50 milionë dollarë ndihmë nga SHBA.
🇦🇱 Në mbyllje të vitit 2024, kthehemi pas në disa nga çastet e rëndësishme që kanë thelluar partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shikoni këtë video për t’u rikthyer në disa nga ngjarjet kryesore nga udhëtimi ynë i përbashkët. Urime për një vit me mundësi të… pic.twitter.com/X5IPHvl5n0
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) December 31, 2024
Në videomesazh, thuhet se viti u mbyll me një arritje, teksa Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, nderoi kreun e SPAK, Altin Dumanin, si një nga “Kampionët kundër Korrupsionit për vitin 2024, për udhëheqjen e shkëlqyer të SPAK-ut dhe përkushtimin ndaj drejtësisë”.
“Në mbyllje të vitit 2024, kthehemi pas në disa nga çastet e rëndësishme që kanë thelluar partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shikoni këtë video për t’u rikthyer në disa nga ngjarjet kryesore nga udhëtimi ynë i përbashkët. Urime për një vit me mundësi të reja dhe miqësi të forta”, thuhet ne njoftimin e ambasades amerikane në Tiranë.
Më pas rreshtohen të gjitha arritjet kryesore mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgjatë këtyre 12 muajve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.