Ka ndodhur

Naftëtarët në Ballsh: Kemi marrë sms kërcënuese për të dalë nga greva

Vijon dita e 22-të greva e urisë në Ballsh, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore është rënduar.

Ato thonë se gjendja e tyre është e vështirë dhe nga ana psikologjike. Por pavarësisht gjendjes së tyre, ata shprehen të vendosura se nuk do të dorëzohen, ndërsa kërkuan që kërkesat e tyre të plotësohen.

“Situata janë është e rëndë dhe e vështirë nga ana psikologjike. Po vuajmë për bukën e gojës. Ne duam vetëm bukën e gojës të premtuar nga kryeministri Rama. Faleminderit presidentit qe reagoi sepse kjo jona është greve ekonomike jo politike. Nuk dorëzohemi dhe nuk dalim nga ambientet e qendrës shëndetësorë derisa te marrim lekët”, mësohet të jenë shprehur ato.

Ndërkohë, naftëtaret shtojnë se kanë marrë mesazhe dhe telefonata kërcënuese ku iu është kërkuar që të ndërpresin grevën e urisë.

Ndërkohë, vazhdojnë të bëjnë apel ndaj qeverisë dhe ndaj kryeministrit Edi Rama.  

“Shpresa është që Rama të vijë këtu e të dialogojmë. Ne brenda në grevë, ai jashtë në shesh. Ne duhet të jemi pranë familjeve tona jo këtu, ndaj duam një zgjidhje sa më parë. Nga greva nuk dalim”, mësohet të jenë shprehur grevistet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë