Treg

Nafta në Shqipëri ndër më të shtrenjtat në botë për 2022-shin, lëmë pas Greqinë e Spanjën

Sipas indeksit global të çmimeve të naftës, Shqipëria është midis 20 vendeve me çmimin më të lartë, duke lënë pas jo vetëm vendet e rajonit, por edhe shumë vende të zhvilluara.

Çmimi i naftës për Shqipërinë vlerësohet 1.73 dollarë amerikanë për litër ose 192 Lekë,  më shumë se sa në Greqi, Spanjë e Luksemburg.

Ditët e fundit, shumë pika tregtimi të naftës në vend e kanë kaluar dhe këtë nivel duke arritur deri në 198 lekë për litër.

Sipas Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave rritja e menjëherëshme nuk është për t’u shqetësuar. Ajo do të ngadalësohet më vonë, me stabilizimin e inflacionet dhe kërkesë-ofertës në tregjet ndërkombëtare. Deklarata të njëjta që nga viti i shkuar, kur nisën luhatjet e para të çmimit të hidrokarbureve në Shqipëri dhe jo vetëm.

Sipas llogaritjeve  të indeksit, çmimi mesatar i naftës nëpër botë llogaritet 1.14 dollarë amerikanë ose rreth 123 lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë