Treg

Nafta e mbyll javën me rritje

Nga Gazeta ‘SI’ – Çmimet e naftës u rritën me 2% të premten e 25 tetorit, pak ditë para një armëpushimi të mundshëm në Gaza.

Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 33 cent në 74.71 dollarë/fuçi dhe ajo e Teksasit me 31 cent në 70.5 dollarë.

Të dy treguesit janë luhatur gjatë javës me një rritje në fillim të saj, rënie gjatë të mëkurës dhe të enjte, sipas pritshmërive për një përshkallëzim apo zbutje të luftës në Lindjen e Mesme.

Investitorët janë ende në pritje të një hakmarrje nga Izraeli ndaj Iranit, pas sulmit të 1 tetorit, ku rrezikohet infrastruktura energjetike e Teheranit.

Investitorët po kërkojnë gjithashtu më shumë qartësi për politikat stimuluese të Kinës, megjithëse analistët nuk presin që masa të tilla të ofrojnë një nxitje të madhe për kërkesën për naftë.

Goldman Sachs të enjten i la të pandryshuara parashikimet e saj për çmimin e naftës në mes 70 dhe 85 dollarë për fuçi për Brent në 2025, duke pritur që ndikimi nga çdo stimul kinez të jetë modest në krahasim me nxitësit më të mëdhenj, siç është furnizimi me naftë nga Lindja e Mesme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë