Çmimet e naftës e nisën me rënien të enjten e 3 nëntorit pasi një ditë më parë rezultuan me rritje. Rënia erdhi pasi të dhënat e bizneseve nga Kina vazhduan rënien dhe banka Federale rriti përsëri normën e interesit.
Më herët gjatë javës, raporte jozyrtare që flisnin për një rritje të kërkesës në Kinë, rritën përkohësisht çmimet e naftës, por në mungesë të një konfirmimi zyrtar, u zbehën shpejt.
Nga ana tjetër, një tjetër rënie javore e stoqeve të naftës së papërpunuar në SHBA rriti çmimet e naftës dje. Inventarët e naftës u rritën në mënyrë shumë modeste javën e kaluar, dhe me stokun total nën mesataren pesëvjeçare, është një lajm i keq përpara sezonit të dimrit, kur kërkesa për naftë pritet të rritet.
“Çdo javë që kalon, SHBA-të po tërheqin sasi hidrokarburesh dhe kjo çon në pyetjen se ku shkon industria kur nuk ka më furnizime nga lëshimet e rezervave strategjike të naftës”, citon Reuters Andrew Lipow nga Lipow Oil Associates.
Forumi Ndërkombëtar i Energjisë, IEF, beson se çmimi i naftës bruto mund të shkojë lehtësisht mbi 100 dollarë kur të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm embargoja e BE-së ndaj naftës ruse. IEF beson se tregu i naftës mund të humbasë diku midis 1 milion dhe 3 milion fuçi në ditë kur të hyjnë në fuqi sanksionet. /Oilprices
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.