Rafael Nadal nuk vdes kurrë dhe fiton finalen epike të Barcelonës, duke mundur 6-4, 6-7 dhe 7-5 pas 3 orësh e 38 minuta, grekun Stefanos Tsitsipas. Emocione pa fund, me spanjollin që gaboi në dy “match point”-e, kur rezultati ishte 5-4 në setin e dytë, dhe me grekun që nuk ia doli të kthente në “match point” një top në rezultatin 5-4 të setit të tretë.
Ndeshja ishte vërtet spektakolare. Nadal ishte komod në shërbimet e para, por pas 10 minutash fillon shfaqja e grekut që bën 11 pikë radhazi. Tsitsipas mban mirë ritmin, pasi spanjolli nuk luan në thellësi. Në gejmin e 9-të Tsitsipas ka 3 herë mundësinë për të fituar setin, por Nadal është kurajoz, e di shumë mirë rëndësinë e momentit, sulmon dhe e mbyll setin e parë 6-4.

Greku reagon mirë në setin e dytë, që është i ekuilibruar. Në momentin kur rezultati shkon 5-4, Nadal ka dy “match point”-e, por Tsitsipas shpëton dhe barazon 5-5. Situata ndryshon papritur. Spanjolli shënon 5 pikë radhazi dhe shkon 6-5, por këtë herë Tsitsipas rrezikon më pak. Greku sulmon një top të shkurtër me guxim, ndërsa Nadal anulon dy “set point”-e. Në rezultatin 6-6 Rafa bën një faull të dyfishtë dhe në “set point”-in e tretë Tsitsipas fiton setin me një gjuajtje në qendër.
Edhe seti i tretë vazhdon me të njëjtin ekuilibër. Dy tenistët luajnë gejm të pestë të jashtëzakonshëm. Greku mban shërbimin dhe shkon në 3-2. Në 4-5 Rafa detyrohet të anulojë një “match point” dhe barazon 5-5. Gejmi i 11-të është për kornizë, Nadal bën faull të dyfishtë dhe i jep kundërshtarin topin e “contro break”, që më pas e anulon. Rafa fiton “match point”-in numër 3 dhe fiton ndeshjen, pasi gjuajtja e drejtë e Stefanos Tsitsipas përfundon jashtë.

Për Nadal është fitorja e 12-të në Barcelonë. Ai e ka fituar turneun katalanas në 2005-ën, 2006-ën, 2007-ën, 2008-ën, 2009-ën, 2011-ën, 2012-ën, 2013-ën, 2016-ën, 2017-ën, 2018-ën dhe 2021-shin. Është trofeu i 61-të i fituar prej tij në tokë dhe trofeu i 87-të në karrierë, i pari pas “Roland Garros 2020”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



