Lojëra me Dore

Nadal rikthehet në një duel mes ish-numrash 1, përballet me Andi Mërrein

Rikthehet Rafael Nadal. Në ekzibicionin e Abu Dhabit tenisti spanjoll do të ndeshet me skocezin Andi Mërrei. Ata përplasen pas 5 vjetësh dhe premtojnë spektakël, pavarësisht moshës.

Kanë fituar Denis Shapovalov, Andi Mërrei dhe Ons Jabeur në ditën e parë të “Mubadala World Tennis Championships’, një ekzibicion klasik luksi në çimenton e “International Tennis Centre”. Shapovalov mundi 6-3, 6-0 Tejlor Fritz, i cili zëvendësoi Kasper Rud, ndërsa Mërrai fitoi derbin britanik me Daniel Evans, që u fut në tabelë në vend të Dominik Thiem.

Andi Merrei. Gazeta Si, 17 dhjetor 2021

Rafa Nadal e rinis kështu ndaj Andi Mërreit, një duel mes ish-numrave 1 të botës, që mungonte prej finales së Madridit në 2016-ën, e fituar nga skocezi. Nadal vjen pas dëmtimit në këmbën e majtë, por edhe Mërrei ka kryer operacion dhe 3 vjet më parë njoftonte tërheqjen në “Australian Open”. Por që të dy janë luftëtarë të lindur.

“Jam i lumtur që rikthehem në fushë, – ka thënë Nadal. – Me dhimbjen bashkëjetoj prej vitesh, por e rëndësishme është që të jem në gjendje të garoj në një nivel të kënaqshëm. Të shohim si do të reagojë këmba, për momentin nuk kam pritshmëri të mëdha, nuk do të jetë e lehtë.

Kjo është vetëm etapa e parë për Rafael Nadal në prag të “Australian Open”, Slam-i i parë i sezonit, që fillon më 17 janar në Melburn. Më parë 13 herë kampioni i “Roland Garros” do të luajë në Atp 250 në Melburn, në fillim të janarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë