Lojëra me Dore

Nadal optimist: Uroj të mos jetë hera ime e fundit në Australian Open

Gazeta Si – “Fillimet janë gjithmonë ndryshe, pavarësisht sa sezone mund të kesh në tur. Kam një motivim shumë të madh për ta nisur mirë. Muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për mua. Jam përpjekur thjesht të bëj stërvitjen e duhur para nisjes së turneut në Australi”.

Janë fjalët e kampionit Rafael Nadal në konferencë shtypi në Australi, në prag të ‘United Cup’, turneu përgatitor para ‘Australian Open’.

Rafael Nadal gjate nje ndeshjeje. Gazeta Si, 29 dhjetor 2022

“Sigurisht, dua ta ndihmoj skuadrën. E rëndësishme për mua në këtë moment është rifitoj ndjesitë pozitive në fushë dhe të jem kompetitiv. Jam përgatitur, por tani të shohim”, – ka shtuar spanjolli.

Nadal është pyetur edhe nëse do të jetë hera e fundit për të në turneun Australian. Dhe ai është përgjigjur: “Shpresoj që jo, kur vjen një një farë moshe nuk e di kurrë kur do të jetë hera e fundit. Është e natyrshme, por nuk më pëlqen të flas për këtë çështje tani.

Dua të përqendrohem te të luajturit në nivel maksimal, që të jem kompetitiv. Që të luftoj për gjithçka. Ky është objektivi im tani. Nuk po mendoj për herën e fundit. Le të argëtohemi, të krijojmë diçka speciale”. Aktualisht Nadal është numri 2 në botë, pas spanjollit tjetër Karlos Alkaraz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë