Gazeta Si – Rafael Nadal konfirmon se nuk do të luajë në Masters 1000 të ‘Indian wells’ në Majemi. Kampioni i 22 Slam-eve, që në Australian Open u ndal nga një dëmtim në këmbën e majtë, i shtohet një tjetër mungese të rëndësishme, siç është ajo e Nik Kirgios, ende në fazë rikuperimi pas dëmtimit të gjurit të djathtë.
Nadal hoqi dorë nga ekzibicioni i 5 marsit në Las Vegas me Alkaraz, ndërsa tani ka bërë me dije se nuk do të jetë as në Majemi. Nga imazhet që vijën nga akademia e tij, spanjolli po stërvitet në tokën e kuqe, çka do të thotë se synon të rikthehet në terrenin e tij të preferuar.
I am sad that I won’t be able to compete at Indian Wells nor Miami.
— Rafa Nadal (@RafaelNadal) February 28, 2023
Very sad not to be there. I’ll miss all my US fans but I hope to see them later this year during the summer swing. pic.twitter.com/v6dsf1ayTI
Të hënën e ardhshme, më 6 mars, mund të kemi një situatë që nuk shihej në renditjen Atp nga një kohë shumë e largët, 18 prill 2005. Kjo datë shënon javën e fundit të Rafael Nadal jashtë top 10. Që kur ka hyrë për herë të parë mes 10 më të mirëve të botës, më 25 prill 2005, ai nuk ka dalë më.
Varet nga rezultatet e Feliks Aliasime, Holger Rune dhe Hubert Hurkacz në turnetë e kësaj jave. Nëse nuk mundet të konfirmojë ose përmirësojë 600 pikët e fituar në finalen e humbur në ‘Indian Wells’ vitin e kaluar ndaj Tajlor Fritz, Nadal humb statusin e top 10,q ë e mban pa shkëputje për 911 javë. Një ecuri rekord.
Nadal, tani në vend të 8-të, ka një avantazh prej 90 pikësh ndaj Aliasime, 154 ndaj Rune dhe 250 ndaj Hurkacz. Të gjithë mund ta kalojnë këtë javë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.