Gazeta Si – U deshën gati tri orë, që Rafael Nadal të mposhtte një Nik Kirgios në formë shumë të mirë. Spanjolli triumfoi 7-6, 5-7 dhe 6-4, duke kaluar në gjysmëfinale të “Indian Wells”, ku do të ndeshet me një tjetër spanjoll, Karlos Alkaraz.
Ishte një ndeshje e nivelit të lartë nga të dy tenistët, një ndeshje maratonë, e vendosur nga dy momente tensioni të australianit: herën e parë kur shërbeu për setin e parë në rezultatin 5-4 dhe herën e dytë kur bëri një faull të dyfishtë në gejmin e shtatë të setit të tretë. Për Rafael Nadalin ishte paraqitja e zakonshme, që e zgjat numrin e fitoreve radhazi të sezonit në 19.

Nadal dhe Kirgios nuk kanë qenë kurrë miq dhe pritej që ndeshja të kishte edhe pak tension. Kirgios u kap një moment me publikun dhe u dënua me një pikë penalizim për sjellje të pahijshme. Në setin e dytë pritej që austarliani të ishte më nervoz, por ai u tregua i qetë dhe ia doli ta barazonte ndeshjen. Në setin e tretë Rafa shtrëngoi dhëmbët.
😆
— Tennis TV (@TennisTV) March 18, 2022
Does @NickKyrgios tell @BenStiller how to act? Don’t think so…#IndianWells pic.twitter.com/wrq9j5VBSi
Në momentin e 3-3, Kirgios tradhtohet nga nervat, bën faull të dyfishtë dhe fillon të zihet me arbitrin, duke pretenduar se disa spektatorë e shpërqendronin. Në këtë moment spanjolli shton ritmin dhe arrin të fitojë ndeshjen. Për të është gjysmëfinalja e 11-të në “Indian Wells”. Tani do të ndeshet me 18-vjeçarin Alkaraz, që mposhti 6-4 dhe 6-3 Kameron Norrin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



