Ka ndodhur

‘Na ke 30 mijë euro borxh’, 3 vëllezër kanosin 29-vjeçarin me sms dhe foto të banesës

Gazeta Si – Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për kërcënimin ndaj një 29-vjeçari, të cilit i kërkonin 30 mijë euro me pretendimin se ua kishte borxh gjatë kohës që kishin qenë në Spanjë.

Në pranga ka rënë Ersi Cekani, i cili së bashku me vëllezërit e tij dhe 3 shokë të tjerë, një ditë më parë kanë kërcënuar të riun në Tiranë.

Mësohet se ai i dërgonte mesazhe 29-vjeçarit duke i thënë se do e vriste, nëse nuk i kthente lekët që i kishte borxh. Madje, e ka ndjekur duke i fotografuar dhe banesën si formë kërcënimi.

Njëri prej vëllezërve të Cekanit, u procedua penalisht, ndërsa tjetri është ende në kërkim. Mësohet se tre vëllezërit nga Librazhdi janë me precedentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera penale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë