Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët foli edhe për Rrugën e Arbrit dhe veprën kryesore të këtij projekti, tunelin e Murrizit.
Rama tha se gjeologjia e tunelit nuk i ka ndihmuar punimet, por shtoi se në pranverë pritet të kalojnë automjetet e para.
“Këtë vit për infrastrukturën kanë qenë zhvillime domethënëse se shumë nga punët e nisura kanë përfunduar.
Po ju kujtoj Thumanë Kashar, unazën e madhe jeni të ftuar të gjithë për ta shijuar komplet, nëse dëshironi në kryeqytet. Kemi lotin e parë të Elbasan Qafë Thanë.
Segmentin Orikum Dukat, Korçë Ersekë, përfundoi dhe e gjithë ajo histeri që u ngrit u tret për një segment të caktuar. Gjithçka është paguar brenda garancisë nga kompania. Asnjë gjë nuk është prekur nga taksapaguesit shqiptarë. Ajo që ka rëndësi është që ndryshe nga të shkuarën nuk ndodh më fenomeni, që po të shikoni letrat që një vepër publike jepet me një vlerë x dhe kur mbaron ka çmim më të lartë sesa suportuesi.
Po marrë një pikë kyçe ku nga ka goditur syri i keq, Tuneli i Murrizit, për të cilin po bëhet një punë kolosale, pa asnjë kosto shtesë nga buxheti i shtetit. Kur PPP ndahen si duhet, puna ecën, shpresojmë shumë që në pranverë të hapet, por sdua që të flas më shumë. Është shpallur fituesi për segmentin Kashar Thumanë, Lekaj Fier. Shumë kohë më përpara kur ata në opozitë, më kujtohet një deklaratë dhe ky është korridori blu. Ndërkohë, vijon zgjerimi i aksit Paper Elbasan”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.