Drejtësia

‘Na jep lekë, nuk e heqim tendën’/ Lihet në burg inspektori i IMT-së: Nuk di asgjë për ryshfetin

Inspektori i IMT Gerald Fuçia, i arrestuar 2 ditë më parë për korrupsion, është lënë në burg.

Inspektori Fuçia ka deklaruar në seancën me dyer të mbyllura se nuk ka lidhje me episodin e korrupsionit.

“Nuk e njoh fare qytetarin as e kam kontaktuar as takuar, as nuk di gjë për ryshfetin. Deklaroj me përgjegjësi morale dhe ligjore, se nuk kam lidhje me këtë histori, unë e ushtroj detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm si në dhjetëra raste te tjera te aksionit për lirimin e hapësirave publike”- ka deklaruar inspektori.

Avokatet e tij kërkuan një masë më të butë sigurie deri në qartësimin e situatës dhe rrethanave. Ndërkohë masa për Klajdi Zhillen do të zhvillohet në një seancë tjetër. Ky i fundit është vetëdorëzuar mbrëmë në policinë e Tiranës.

Dy punonjësit e IMT akuzohen se i kërkuan një qytetari shumën prej 1 mijë eurosh për të mos i prishur tendën e lokalit.

Ndaj dy ish-punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit rëndon akuza e korrupsionit pasiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë