Ka ndodhur

‘Na jep 2 mijë euro’, shantazhuan 40-vjeçaren me foto intime në TikTok, arrestohen dy persona

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy burra, të cilët akuzohen se kanë shantazhuar një grua duke i kërkuar 2000 euro për t’i fshirë fotot intime të publikuara në rrjetin social TikTok.

Shtetasit A. Xh., 45 vjeç dhe A. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, u arrestuan për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur nëpërmjet celularit, një 40-vjeçare, për dhënien e shumës 2000 euro, që të fshinin disa foto intime të saj, nga rrjeti social “Tik Tok”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë