Futboll

Myrto Uzunin e duan të gjithë, sulmuesi kuqezi bën për vete edhe Manuel Pelegrinin

Gazeta Si – Nga dita në ditë shtohen emrat e skuadrave që kërkojnë shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare dhe Granadës, Myrto Uzuni. Golat e shënuar këtë sezon në Ligën 2 spanjolle e bëjnë atë një lojtar të lakmuar nga klubet e mëdha.

Pas Valencias dhe Gallatasarajit, pao edhe disa pistave të tjera angleze, në skenë ka dalë edhe Betisi. Kjo skuadër drejtohet nga emër i madh i trajningut, kileni Manuel Pelegrini, i cili më parë ka qenë edhe në pankina mjaft prestigjioze, si ato të Real Madrid dhe Mançester Sitit.

Uzuni kur prezantohej te Granada. Gazeta Si, 17 shkurt 2023

Pelegrini sheh tek Uzuni cilësitë e një lojtari me kualitet, që do t’i bënte punë skuadrës që ai drejton. Sipas shtypit spanjoll, Betisi po monitoron situatën dhe pritet të bëjë ofertë zyrtare për futbollistin beratas.

Granada duket se do ta ketë shumë të vështirë ta mbajë sulmuesin shqiptar në të ardhmen. Ofertat për të sa vijnë dhe shtohen, kështu që kalimi i tij në një skuadër më të madhe në verë është thuajse i sigurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë