Futboll

Myrto Uzuni shënon për Granadën, ngjitet në kuotën e 21 golave në Spanjë

Gazeta Si – Myrto Uzuni realizoi sot golin e radhës në Spanjë. Sulmuesi i Kombëtares ishte protagonist në fitoren 2-1 të Granadës ndaj Las Palmasit, një rival direkt për kreun e renditjes.

Futbollisti beratas është ngjitur në kuotën e 21 golave, shumë afër rekordit të shënuesit më të mirë të Granadës, që mbahet nga Cesar me 23 gola në sezon.

Uzuni përfitoi nga një gabim në pasim i futbollistëve kundërshtarë dhe falë shpejtësisë së tij shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në fundin e pjesës së parë. Ndryshe nga Kombëtarja, ku ai vuan për të shënuar, në Spanjë nuk mungon thuajse asnjëherë në takimin me golin.

Granada mban vendin e dytë në Ligën 2 në Spanjë, me 54 pikë, 1 më pak se Eibari kryesues.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë