Futboll

Myrto Uzuni shënon në Spanjë, vjen goli i 10-të për sulmuesin kuqezi (Video)

Gazeta Si – Myrto Uzuni ka shënuar sot për Granadën në La Liga. Sulmuesi i Kombëtares realizoi nga pika e bardhë e penalltisë që në minutën e 9-të të ndeshjes me Alaveshin në kampionat.

Ky ishte goli i 10-të për futbollistin e Kombëtares shqiptare në kampionatin spanjoll.

Uzuni feston nje gol me Granaden. Gazeta Si, 14 prill 2024

Skuadra e beratasit është thuajse e rënë nga kategoria, ndërsa për Uzunin golat e shënuar janë një plus para merkatos verore. Mundësitë janë të mëdha që sulmuesi të ndërrojë skuadër, ndoshta edhe kampionat.

Dy lojtarë të tjerë të Kombëtares, Marash Kumbulla dhe Nedim Bajrami, nuk patën fatin të ishin në fushë sot ndaj Milanit, në atë barazim rokambolesk, 3-3. Të paktën Bajrami, që po kalon një formë të mirë, pritej të merrte ndonjë minutë në këtë sfidë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë