Futboll

Myrto Uzuni merr çmimin e ‘Lojtarit më të mirë’ për sezonin e kaluar në Spanjë

Gazeta Si – Futbollistët e Kombëtares po bëjnë mirë jo vetëm me fanellën kuqezi, por edhe me klubet e tyre. Myrto Uzuni ka marrë së fundi çmimin e ‘Lojtarit më të mirë’ për sezonin 2022-2023 në Liga 2.

Trofeun simbolik futbollistit beratas e ka marrë në një ceremoni të organizuar në Madrid dhe ia ka dorëzuar vetë presidenti i La Ligës, Havier Tebas.

Uzuni ishte ai që udhëhoqi Granadën sezonin e kaluar me golat që e ngjitën në këtë skuadër në La Liga. Ai u shpall golashënuesi më i mirë në Ligën 2 dhe e ka merituar plorësisht çmimin individual.

“Jam shumë krenar që po e ndaj këtë çmim me ju. Më vjen mirë që me golat e mi ndihmova në ngjitjen e Granadës në La Liga”, - ka thënë Uzuni pas marrjes së çmimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë