Euro 2020

Myler del hapur kundër trajnerit Lëv: Strategjia e tij te Gjermania dështoi

“Sforcot për të mos pësuar gol nëpërmjet një strategjie mbrojtëse, apo edhe një lojë në pritje, kanë dështuar. Kundër Anglisë, dy linjat e mbrojtjes mes 5 lojtarë i neutralizuan sulmet e kundërshtarit, por kur një ndeshje shkon kështu, kush shënon i pari, shpesh fiton. Ndodhi edhe këtë herë me ne”.

Janë fjalë të sulmuesit të Bajernit të Mynihut, Tomas Myler, i cili ka thyer heshtjen dhe ka dalë kundër trajnerit Joakim Lëv, tashmë i larguar nga stoli i Gjermanisë dhe i zëvendësuar nga Hansi Flik. Gjermanët zhvilluan një Europian të dobët dhe Lëv u kritikua më shumë për faktin se aktivizoi lojtarë të vjetër dhe jashtë forme. Myler tashmë kritikon edhe skemën mbrojtëse të lojës së Lëv.

Tomas Myler. Gazeta Si, 6 korrik 2021

Gjatë një interviste për “Kicker”, lojtari që humbi atë rast ideal për të barazuar ndaj Anglisë, gjithashtu ka theksuar: “Tani duhet të kthejmë faqe dhe të shohim përpara. Do të përpiqem ta kthej zhëgnjimin e Europianit në energji pozitive për sezonin e ardhshëm me Bajernin".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë