Ekspozite

Muzeu që bashkon artin dhe futbollin në Dortmund

Një ekspozitë në Dortmund synon të bashkojë fanatikët e futbollit dhe adhuruesit e artit dhe të shfaqë mbivendosjen midis artit dhe lojës së bukur me top.

'In Motion: Art and Football', që përkon me Euro 2024, përfshin rreth 200 vepra që përfaqësojnë të 24 vendet në Kampionatin Evropian. Ekspozita përshkruan rrugën e futbollit nga fillimi i shekullit të 20-të deri më sot, duke përfshirë dhe disa nga yjet më të mëdhenj të sportit: Diego Maradona, Eric Cantona dhe Cristiano Ronaldo.

Qëllimi është të gjejmë gjuhën e përbashkët mes futbolldashësve dhe artdashësve dhe t'i bëjmë që të dy të mendojnë për njëri tjetrin.

"Futbolli është një fenomen social. Dhe për këtë ne kemi menduar të bëjmë bashkë futbollin dhe artin. Me anë të kësaj ekspozite, ne donim të sillnim diçka ndryshe. Interesi ka qenë i jashtëzakonshëm. Ka patur vizitor të moshave të ndryshme, nga çdo vend i botës që rrinin në radhë dhe prisnin për të hyrë. Krahasimi i legjendave të futbollit me disa nga artistët më të njohur mbarëkombëtar është një ide që i afron dhe më shumë njerëzit drejta artit”, tha Manuel Neukirchner, drejtori i muzeut.

Ekspozita, e cila do të zgjasë deri në janar, është një nga disa projekte artistike gjatë Kampionatit Evropian të lidhur me Muzeun Gjerman të Futbollit, i cili përmban këmisha të veshura nga Maradona ose Franz Beckenbauer së bashku me sende më të çuditshme si hiri i 'orakullit' të famshëm të futbollit, Paul oktapodit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë