Nga Gazeta Si – Ish mbrojtës në Bundesliga dhe fitues i “2014 FIFA World Cup”, Shkodran Mustafi u emërua asistent trainer i Gjermanisë U21.
Mustafi që luajti 20 ndeshje për “Die Mannschaft” dhe disa skuadra të mëdha në Evropë i bashkohet stafit të Antonio Di Salvo-s përkrah asistentit tjetër, Ovid Hajou.
33 vjeçari që vitin e kaluar punoi me Gjermaninë U17, do të takohet e kolegët e rinj në 1 Shtator në miqësore kundër Shqipërisë dhe më pas në startin e eleminatoreve të “2027 European Under-21 Championship” kundër Letonisë.
Pasi kaloi ekipet e moshave të Hamburg, Mustafi u transferua fillimisht në Itali te Sampdoria (51 ndeshje, 1 gol) dhe më pas te Valencia (64 ndeshje, 6 gola) në Spanjë.
Etapa e 3 evropiane e dërgoi te Arsenal në Premier League në vitin 2016. Ai luajti 151 ndeshje në të gjithë kompeticionet (102 dhe 7 gola në kampionat) për “Gunners” dhe fitoi “FA Cup” në vitet 2017 dhe 2020 përpara se të kthehej te Schalke (13 ndeshje, 1 gol) në vitin 2021 – skuadra e vetme në Bundesliga.
Karrierën si futbollist e mbylli te Levante (14 ndeshje, 2 gola) në Spanjë. 3 nga 20 ndeshjet me Kombëtaren gjermane i zhvilloi gjatë “2014 World Cup” në Brazil, ku nën drejtimin e Joachim Löw u shpall Kampion Bote pas fitores 1-0 në Finalen ndaj Argjentinës.
Në këtë mënyrë ai ka mundësi të përsërisë sukseset e një Legjende si “Kaiser” Beckenbauer që fitoi trofe madhorë si lojtar dhe trainer me Kombëtaren e Gjermanisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



