Politike

Mustafa Nano dha dorëheqjen në dhjetor, Begaj e liron nga detyra si Ambasador i Zvicrës

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka dekretuar lirimin e Mustafa Nanos nga detyra si Ambasador i Zvicrës.

Më 24 dhjetor ishte vetë Nano që konfirmoi për median zviceriane LeCanton27.ch se ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

 “Kjo dorëheqje e imja është diçka e natyrës personale…” tha Mustafa Nano ndërsa falenderoi komunitetin shqiptar në Zvicër.

Nano u emërua në krye të këtij posti në korrik të vitit të kaluar, i propozuar nga qeveria Rama dhe i emëruar nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Në atë kohë zëvëndësoi Ilir Gjonin i emëruar në këtë post nga ish-presidenti Bujar Nishani në vitin 2013.

Aktualisht Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë