Elon Musk ka përdorur platformën e tij sociale Twitter për të sulmuar WhatsApp-in pas përhapjes së lajmeve se aplikacioni në pronësi të Mark Zuckerberg “dëgjon” përdoruesit e tij.
CEO i Twitter u shpreh se aplikacioni i mesazheve “nuk mund të besohet”, duke iu përgjigjur postimit të një përdoruesi që shprehej që WhatsApp-i ka akses në mikrofonin e përdoruesve ehe kur flenë.
Ko është hera e dytë në pak javë që miliarderi i Tesla dhe Twitter-it akuzon rivalin e tij Zuckerberg. Së fundmi ai është shprehur se rivali i tij po mbështet demokratët amerikanë përmes donacioneve në fushatë.
Deklarata e fundit e Musk erdhi si përgjigje ndaj një fotografie të shpërndarë nga Foad Dabiri, i cili tregonte sesi mikrofoni i WhatsApp ishte ndezur nëntë herë nga ora 4:20 deri në 6:53 të mëngjesit, ndërsa ai ishte në gjumë.
WhatsApp has been using the microphone in the background, while I was asleep and since I woke up at 6AM (and that’s just a part of the timeline!) What’s going on? pic.twitter.com/pNIfe4VlHV
— Foad Dabiri (@foaddabiri) May 6, 2023
WhatsApp iu përgjigj çështjes në llogarinë e saj në Twitter, duke theksuar se incidenti i Dabirit “është një gabim në pajisjet Android”.
Por problemi vazhdon prej muajsh dhe rezulton se incidenti nuk është i kufizuar pasi shumë përdorues të WhatsApp kanë raportuar se e kanë parë mikrofonin të aktivizuar në sfond gjatë muajit të kaluar por edhe më herët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



