Teknologji dhe Inovacion

Musk: Njerëzit do të jetojnë përjetësisht, duke shkarkuar trurin e tyre në një robot

Elon Musk thotë shpesh gjëra fantastike. Për shembull, miliarderi i Tesla dhe krey i SpaceX shprehet se njerëzit do të mund të jetojnë përgjithmonë duke shkarkuar trurin e tyre tek robotët.

“Mendoj se është e mundur”,-tha Musk. “Ne mund të shkarkojmë gjërat që na bëjnë neve unikë. Sigurisht që ka ndryshim sepse nuk je më në atë trup, por mund të ruajmë kujtimet dhe personalitetin”.

Sipas llogarive të Musk, në teknologji e tillë do të jetënnjë evoluim gradual i memories kompjuterike që përdoret sot.

“Ne e kemi bërë njëherë lidhjen midis kompjuterit dhe trurit, nga celularët smart”,- tha Musk.

Shkencëtarët e kanë mbështetur këtë ide shumë herët dhe besojnë se është e mundur, por është e paqartë se kur.

Partnerja e tij, Grimes mendon se një gjë të tillë do t’a bënte Jeff Bezos. /cnbc


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë