Futboll

Musiala dhe tifozët dominojnë Bundesligën

Fantazisti i Bayern, Jamal Musiala u votua nga tifozët si Lojtarit i pjesës së parë të sezonit 2024/25, duke mundur rivalin nga Bayer Leverkusen dhe shokun e skuadrës në Kombëtaren gjermane, Florian Wirtz. Musiala ja doli të linte pas më herët të tjerë lojtarë që kanë spikatur si Alexander Nübel (Stuttgart) dhe Jamie Gittens (Dortmund). Ndërsa pas tyre ai fitoi ndaj Omar Marmoush (Frankfurt) përpara se të merrte 2/3 e votave ndaj mikut-rival, Wirtz. Nga ana e tij talismani i Leverkusen la pas talentin e Bayern (të huazuar te Heidenheim) Paul Wanner, Michael Olise (Bayern) dhe shënuesin më të mire, Harry Kane (Bayern).

Florian Wirtz (Leverkusen) dhe Jamal Musiala (Bayern)

Ndërsa sa ju përket tifozëze, kampionati gjerman rikonfirmohet me audiencën më të lartë në stadium, në kategorinë e parë dhe të dytën. Mes tre të parave gjëndet një skuadër nga Bundesliga 2. Një tjetër nga inferiorët plotëson “6 motrat” që tërheqin numrin më të madh të shikuesve në impiantet përkatëse. Primati i përket Dortmundit që simbolizohet nga “Muri i verdhë” për një total prej 81365 shikuesish në sfidat e luajtura në shtëpi. Pas verdhezinjvë vijnë rekordmenët e Bundesligës. Bayern ndiqet mesatarisht nga 75000 shikues në “Allianz Arena” që nuk është mbushur plotësisht vetëm në 3 ndeshje që nga dita e parë.

Numri i tifozëve në stadiumet e Bundesliga dhe Bundesliga 2

Podiumi plotësohet nga Schalke 04 që mgjs në Bundesliga 2, grumbullon 61259 shikues në “Aufschalke Arena”. Stuttgart që po kalon dy sezone mjaft të mira renditet në vendin e 4 me një mesatare prej 59250 tifozësh në shtëpi. Top5 skuadrat më të ndjekura në Gjermani plotësohen nga Eintracht Frankfurt. Nën e drejtimin e Topmoller skuadra luan në zonën Champions dhe për këtë ajo ndiqet nga 57728 shikues. Për skuadrën e 6 duhet të kthehemi sërish në Bundesliga 2 ku gjejmë Hamburgun që për çdo ndeshje në shtëpi ndiqet nga 48243 shikues.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë