Shendet

Mushkonjat tigër pushtojnë Europën

Një specie mushkonjash ka pushtuar 13 vende të BE-së, duke përfshirë Francën, Spanjën dhe Greqinë, me ekspertë që e lidhin praninë e tyre me një rritje të etheve denge në Evropë.

Ndryshimet klimatike po krijojnë kushte të favorshme për përhapjen e mushkonjave tigër, tha Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), duke paralajmëruar se udhëtimet ndërkombëtare do të rrisin edhe më tej rrezikun e më shumë shpërthimeve në Europë.

Mushkonjat janë bërë një kërcënim në rritje në Europë gjatë dy dekadave të fundit.

Mushkonja tigër aziatike, aedes albopictus, e cila mendohet të jetë specia më pushtuese e mushkonjave në botë, tani po përhapet në të gjithë Europën nga 'kampi bazë' i saj në Europën Jugore.

Mushkonjat tigër përhapin sëmundje të tilla si ethet e dengës dhe virusin Zika, të cilat, deri vonë, ishin zakonisht të pranishme vetëm në pjesë të Afrikës, Azisë dhe Amerikës.

Shumica e rasteve europiane janë të importuara, një reflektim i lëvizjes ndërkombëtare të njerëzve dhe tregtisë, me rastet e importuara që u rritën në afro 5,000 vitin e kaluar.

Virusi i Nilit Perëndimor, i cili gjithashtu transmetohet nga mushkonjat, tani është i pranishëm në më shumë rajone europiane se kurrë më parë.

Një person u raportua se ishte i infektuar nga virusi në Spanjën jugore në fillim të marsit, duke theksuar se si kushtet klimatike po krijojnë një mjedis të përshtatshëm për mushkonjat edhe "shumë herët në vit", tha ECDC.

“Europa po sheh tashmë se si ndryshimi i klimës po krijon kushte më të favorshme që mushkonjat pushtuese të përhapen në zona të paprekura më parë dhe të infektojnë më shumë njerëz me sëmundje si ethet e dengës”, tha drejtori i ECDC, Andrea Ammon.

Ethet e Dengës janë endemike në më shumë se 100 vende të botës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), me më shumë se gjashtë milionë raste dhe 7,000 vdekje të raportuara vitin e kaluar.

Numri më i madh i rasteve ndodh në Bangladesh, Malajzi, Tajlandë dhe Vietnam.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë