Futboll

Muriqi udhëheq Kosovën në ‘Fadil Vokrri’, vjen fitorja e dytë

Gazeta Si – Kosova mundi sot 3-2 Irlandën e Veriut në stadiumin ‘Fadik Vokrri’. Njeriu i ndeshjes ishte pa dyshim sulmuesi Vedat Muriqi, autor i dy golave.

Ndeshja nisi shumë mirë për Kosovën, që realizoi dy gola të shpejtë. Muriqi zhbllokoi me penallti fillimisht, më pas ishte Bytyqi që dyfishoi, pas një asisti të Rashicës.

Muriqi feston nje nga golat me Rashicen. Gazeta Si, 9 qershor 2022

Në fundin e pjesës së parë irlandezët rihapën ndeshjen me golin e Laveri. Por sërish mendoi Vedat Muriqi. Ai shënoi edhe golin e tretë në fillim të pjesës së dytë për dardanët.

Minutat e fundit të ndeshjes pati edhe pak ankth në ‘Fadil Vokrri’, pasi miqtë shkurtuan sërish në 3-2 me Balard, por pa mundur të barazonin.

Ishte fitorja e dytë në grup për Kosovën në Ligën e Kombeve. Dardanët bëjnë pjesë në grupin 2 të Ligës C. Pas 3 ndeshjeve të para, skuadra e trajnerit Alen Zhires ka 6 pikë dhe mban vendin e dytë, pas Greqisë.

Pikërisht ndaj këtij kundërshtari Kosova u mund në shtëpi. Në ndeshjen e parë Kosova mundi Qipron në transfertë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë