Gazeta Si – Kosova ka humbur 2-1 sot në Belfast ndaj Irlandës së Veriut. Ishte një ndeshje, që ‘dardanët’ mund ta fitonin, sepse ishin në avantazh, por u përmbysën në fund dhe dolën pa pikë nga kjo transfertë.
Milot Rashica dhe Vedat Muriqi patën dy mundësi të mira në fillim të ndeshjes, por asnjëri prej tyre nuk mundi ta dërgonte topin në rrjetë. Në fillim të pjesës së dytë, Kosova gjeti avantazhin me një gol shumë të bukur të Muriqit. Goditja e tij potente nga jashtë zonës tundi rrjetën e vendësve.

Por skuadra e trajnerit Zhires u thye në fund. Irlandezët barazuan 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, ndërsa në minutën e 3-të shtesë shënuan edhe golin e fitores.
Kosova mban vendin e dytë në grup, me 6 pikë, ndërsa ndeshjen e radhës e ka me Qipron.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




