Futboll

Muriqi-Asllani për historinë e Dardanëve

Sllovaki-Kosovë është një tjetër ½ finale e playoff-it në zonën e Europës. Nën drejtimin e Franco Fodës, dardanët luajnë me rrjeshtimin klasik 4-4-2 në transfertën e mbrëmjes.

Në portë i zakonshmi Muric përpara të cilit rrjeshtohen Gallapeni, Hajdari, Hajrizi dhe Bellova.

Mesi i fushës i besohet një kuarteti të përbërë nga Muslija, Rexhbecaj, Hoxha dhe Vojvoda.

Ndërsa në sulm janë dy sulmuesit e momentit me ngjyrat verdheblu. Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani që po ndihmojnë Mallorca-n (i pari) të ruajë mbijetesën në La Liga dhe Hoffenheim (i dyti) të kualifikohet në Champions League.

Pa individë të spikatur, vendasit do të bazohen te mesfusha me 3 ku rreshtohen lojtarët më cilësorë të Sllovakisë, Bero, kapiteni Lobotka dhe Duda.

Në stol

Sllovakia: 12 Rodak, 23 Takac, 2 Pekarík, 6 Gyombér, 7 Suslov, 9 Mraz, 10 Benes, 11 Tupta, 13 Hrosovsky, 14 Krcik, 19 Rigo, 20 Kapralik,

Kosova: 12 Bekaj, 16 Saipi, 2 Hadergjonaj, 3 Aliti, 4 I. Krasniqi, 7 Rashica, 9 Rrahmani, 10 Zhegrova, 14 Berisha, 17 E. Krasniqi, 22 Emërllahu, 23 Zabërgja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë