Euro2024

Murinjo: Shqipëria, surpriza e Euro 2024. Stadiume plot, e ndeshje të bukura   

Performancat e kombëtares shqiptare në Euro 2024 ka tërhequr edhe vëmendjen e Jose Mourinhos. “Surpriza e Europianit”, i cilëson tekniku i famshëm portugez kuqezinjtë e Sylvinhos.

Shqipëria humbi me Italinë por dominoi në ndeshjen tjetër me kroatët në pjesën dërrmuese të duelit në Hamburg

Në një postim në rrjetet sociale, trajneri i ri i Fenerbahces në Superligën turke nuk i kurseu elozhet për kombëtaren e gjithë shqiptarëve.

“Shqipëria është një nga skuadrat që ka thyer çdo parashikim. Në grupin e vdekjes me zero pritshmëri, stadiume plot, ndeshje të bukura, gola në sekondat e para dhe gola në minutat e fundit.

Një skuadër plot jetë në kërkim të fitoreve. Nuk e kishim parë një gjë të tillë që prej Kosta Rikës në Botërorin e 2014-s. Kulmi i futbollit”, shkruan ai


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë