Ka ndodhur

Municione luftarake, eksploziv dhe drogë në banesën e 66-vjeçarit në Lezhë (Video)

Një 66-vjeçar, ka rënë në pranga këtë të premte në Lezhë, pasi iu gjet në banesë një sasi e madhe municionesh. Policia thotë se është arrestuar Shefki Brunga, të cilit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 6 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kanabis, 930 fishekë, 6 kallëpe lëndë eksplozive C-4, 7 granata difensive, 22 ndezës për granata, 99 kapsolla detonatore, pajisje metalkërkuese, kundërgaz ushtarak, 3 krehra dhe 3 aparate celulare.

66-vjeçari rezulton pronar dhe i një banese tjetër në Lurë, në të cilën policia gjeti dhe një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike.

Brunga tashmë është arrestuar dhe do të dalë para gjykatës për 2 akuza “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë