Nga Gazeta 'Si'- Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike kanë marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë e organizuar në Vlorë për Ditën e Pavarësisë.
Të pranishëm kanë qenë kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi ndërsa është vënë re mungesa e kreut të PD, Sali Berishës të cilit dje iu hoq masa e arrestit nga shtëpia.
Flamur Noka tha gjatë fjalës së tij të urimit, se besonte se përvjetori i vitit të ardhshëm do e gjente Shqipërinë pa krim, korrupsion dhe drejtësi të kapur.
“Gëzuar këtë ditë të bekuar për të gjithë shqiptarët. Në vitin 1443 Skënderbeu e vendosi këtë flamur të bekuar në Krujë. Në 1912 plaku i Vlorës, Ismail Qemali, e ngriti këtë flamur në Vlorë.
Hera e tretë është në vitin 1944, kur ky flamur u ngrit për të simbolizuar largimin e pushtuesve gjermanë. Uroj që përvjetori tjetër të na gjejë pa drogë, pa krim, pa korrupsion dhe pa drejtësi të kapur.
Lirimi i Berishës erdhi pas fitores së Trump në SHBA, që preu metastazat e Sorosit edhe në Shqipëri. Bashkë me faktorët e tjerë, kjo bëri që të triumfojë vetëm e vërteta. Pastaj Strasburgu me përshpejtimin e hapave për çështjen Berisha bëri që ata të trembeshin, sepse kjo gjykatë do të rrëzonte gjykatat shqiptare”, tha Noka
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.