Nga Gazeta Si - Kombëtarja shqiptare e futbollit do të kthehet sonte në fushë për ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë në 20:45 do të sfidojnë Ukrainën, në Epet Arena të Pragës. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Shqipërisë që pas Euro 2024, kur luajti ndeshjen e fundit përballë kampionëve të Spanjës, duke u mundur 1-0, me golin e Ferran Torres.
Ditën e djeshme, tekniku Sylvinho u shpreh në konferencën për shtyp se luajmë për fitore. Ndërsa shtoi se kësaj here të besuarit e tij do të ndryshojnë strategji. Sa i përket formacionit, ekipi ynë kombëtar ka disa mungesa për sot. Duke filluar me kapitenin Berat Gjimshiti që pësoi një dëmtim para disa ditësh.
Gjithashtu dhe Broja nuk erdhi në grumbullim për shkak të dëmtimit dhe u zëvendësua me Myrto Uzunin. Ndërkohë ende nuk është e qartë nëse Silvinjo do e bëjë Asanin pjesë të formacionit duke qenë se në grumbullim ka marrë edhe Agim Zekajn.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.