Kombetarja

Mungesa e Kumbullës dhe Broja titullar, Reja: Duhet përdorur mendja

Në prag të sfidës me Anglinë, e cila do të zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 18:00, në konferencë para mediave, ka folur ditën e sotme trajneri i Kombëtares, Edi Reja. 

Anglia është një nga rivalët më të fortë në Europë. Ka lojtarë të rinj shumë të mirë. Përveç Botërorit, po përgatiten edhe për Europianin e ardhshëm.

MOTIVIMI– Sigurisht që motivimi në këtë ndeshje është shumë i madh dhe nuk ka nevojë për motivim. Përballë kemi një nga skuadrat më të forta në Euorpa. Nuk është çështje motivimi, por emocioni, duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin psikologjik. Anglia ka lojtarë shumë të mirë përpara, të shpejt. Duhet të përgatitemi shumë mirë, për të mos iu lënë shumë hapësira. Shpresojmë që të bëjmë mirë në këtë ndeshje.

BROJA TITULLAR-Për mua të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm dhe njësoj. Para fillimit do të marrim vesh cili do të jetë formacioni përfundimtar. Përveç Brojës, kemi Cikalleshin dhe Manajn. Për Brojën do vlerësoj mirë mund ta fillojë edhe titullar. Ai e njeh mirë Anglinë dhe mund të na japë një dorë shumë të rëndësishme për nesër.

MUNGESA E KUMBULLËS- Ne kemi zgjedhje të tjera. Përveç Kumbullës, kemi Gjimshitin, Ismajlin dhe Veselin, i cili ka luajtur në qendër edhe te Salernitana. Mendoj se në qendër do të luajë Gjimshiti, për mënyrën se si luan. Mendoj se mund të neutralizojë Kejnin. Nuk do ketë shumë ndikimi mungesa e Kumbullës, pasi kemi lojtarë të mirë për në mbrojtje. Nuk donim ta rrezikonim Kumbullën dhe vendosëm që të largohet nga nesër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë